
Drejtoria Vendore e Policisë në Durrës ka bërë me dije se ka arrestuar një person që ka drejtuar mjetin në gjëndje të dehur
Njoftimi i Policisë;
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, arrestuan në flagrancë shtetasin R. D., 53 vjeç, banues në Sukth, pasi në Shijak u konstatua duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur.