Banka e Shqipërisë flet për rritjen e normës së interesit, a do të cënohet kreditimi?

Vendimi i Bankës së Shqipërisë për të dyfishuar normën bazë të interest nuk do të cënojë kreditimin e ekonomisë. I ftuar në emisionin “E -ZONË, drejtor i Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë Erald Themeli argumentoi vendimin e bankës.

 

“Kjo lëvizje e jona erdhi pikërisht tani, pasi tani po përballemi një goditje të fortë të inflacionit dhe me çmime të paprecedent. Mbi të gjitha, ne nuk duam që kjo goditje të jetë e qëndrueshme dhe afatgjatë me pasoja mbi ekonominë, duke prishur disa ekuilibra ekonomikë. Me këtë lëvizje, ne synojmë të krijojmë kushte monetare të favorshme, që inflacioni të mos dalë jashtë kontrollit dhe të impaktojë koston e jetesës, si dhe të ruajë fuqinë blerëse të familjeve.”

 

Sipas Bankës Qendrore, edhe me dyfishim të normës së interesit, nuk pritet të ketë frenim të kreditimit, edhe pse ai do të jetë më i shtrenjtë.

 

“Edhe pas këtij shtrenjtimi të kosots së kredisë, ne mendojmë se nuk do të cenohet kreditimi si për individët ashtu edhe për ekonominë, pasi norma e interesit vijon të jetë e ulët dhe stimuluese”, – u shpreh Themeli.

Author: portali