Basha, takime me të papunë dhe biznese të dëmtuara në Laç

Kryetari i Partisë Demokratike ishte sot në qytetin e Laçit ku u takua me qytetarë të papunë dhe biznese që po vuajnë pasojat e rënda të krizës.

Qytetarët janë hequr nga puna jo vetëm për shkak të rënies së xhiros së bizneseve, por edhe nga institucionet shtetërore. Bashkia, ujësjellësi dhe ndërmarrjet publike janë shndërruar në hambarë për militantë që nuk shkojnë asnjë ditë në punë.

Veçanërisht i rëndë është konstatimi i qytetarëve se shumë banesa në gjendje shumë të mirë po shemben pa asnjë paralajmërim nga shteti. Kjo aferë korruptive – tha Z. Basha – bëhet për t’i dhënë këto troje për ndërtime shumëkatëshe për sponsorët e regjimit. Duke iu referuar statistikave të të papunëve, Z. Basha paralajmëroi pushtetin se 40% e shqiptarëve pritet t’i shtohen listës së të papunëve, nëse shteti nuk zbaton urgjentisht planin e rimëkëmbjes me 5 pika të Partisë Demokratike.

Kryetari Basha sqaroi qytetarët dhe sipërmarrësit e vegjël se 5 pikat e Planit të Rimëkëmbjes synojnë pikërisht rikthimin në punë të bizneseve dhe rimarrjen në punë të qytetarëve që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë:

 

–          Çeku prej 1,000 euro për biznesin e vogël për të lehtësuar barrën e pagesave dhe shpenzimeve të papërballueshme për 6 muajt e ardhshëm;

–          Pagesa mujore prej 160 mijë lekësh të vjetra për ata që kanë humbur vendin e punës, si minimum konsumi për 6 muajt e ardhshëm;

–          Pagesa mujore prej 200 mijë lekësh për çdo punonjës që biznesi rikthen në punë gjatë 6 muajve të ardhshëm;

–          Shtesa mujore prej 20 mijë lekësh për pensionistët për shpenzimet shëndetësore shtesë gjatë 6 muajve të ardhshëm;

 

  1. Basha u tha qytetarëve dhe sipërmarrësve në qytetin e Laçit se fondet për këtë plan 300 milion eurosh janë në buxhet dhe për fat të keq sot u jepen një grushti miqsh të regjimit të Edi Ramës.

Prioriteti numër 1 sot – u shpreh Z. Basha – është të shpëtojmë buxhetin e familjeve nga falimentimi deri më 25 prill. Pas 25 prillit, rikthimin e ekonomisë në binarët e rritjes dhe zgjerimin e fuqizimin e klasës së mesme do ta bëjmë bashkë me programin ekonomik të qeverisë së Partisë Demokratike. Pjesë e këtij programi është edhe plani i mbështetjes për bujqësinë që është sektori që punëson më shumë shqiptarë – deklaroi Z. Basha.

 

Author: admin