Beatrix Ramosaj ishte sot në “Big Brother VIP Fan Club”, ku ndër të tjera foli për lidhjen e saj me Donaldin. Gazetarja Iva Tiço e pyeti nëse dalja e Semit e ka afruar me aktorin.
“Donaldin kam pasur vite që e njoh si figurë, nuk kam pasur ndonjë mendim për të. Kur jam futur në shtëpi njerëzit me të cilët jam afruar kanë qenë Semi dhe Donaldi, me Semin kemi bërë Liceun bashkë. Më ka ecur gjithmonë muhabeti me to, batutat, shakatë.
Kisha krijuar një lloj simpatie për të, por në asnjë moment nuk thoja që e kisha qejf. Ne kemi qenë bukur të afruar, javët e fundit Semi kishte filluar nuk rrinte gjithë kohës me Donaldin. Pas daljes së Semit banorët e tjerë na ngacmonin shumë, gjithë kohës, ajo gjëja ishte shumë e sikletshme, por që e kisha qejf”, u shpreh këngëtarja.Ajo shtoi se e ka marrë malli për të gjithë banorët, të cilët u bënë si familje për të./asutimes.com