Beatrix i dërgon mesazh Donaldit: Unë super femër, ti s’më vlerësove! Më rrinë meshkujt nga pas

Edhe pse lidhja mes saj dhe Donaldit zgjati shumë pak nga ajo që pritej, Triksa ende nuk e ka harruar dhe vazhdon t’i dërgojë sinjale herë pas here, që mund të jenë thumbime, ironi, ose mesazhe me nënkuptim.

Beatrix Ramosaj i ka dërguar një mesazh të ‘koduar’ ish-partnerit të saj brenda Big Brother VIP, Donald Veshajt, përmes një videojë në TikTok.

Trixa jep mesazhin se është super femër, i rrinë meshkujt nga mbrapa dhe se nuk është vlerësuar sa duhet, fjalë këto që u interpretuan si një mesazh pak a shumë për për Donaldin.

Së shpejti Triksa pritet të nxjerrë këngën e saj të radhës që do jetë në bashkëpunim em Dj Geek, partnerin e këngëtares së njohur Dafina Zeqiri.

Kënga e fundit e Triksës, “Pa Faj”, ishte një mesazh dashurie për Donaldin, ajo e publikoi gjatë kohës kur aktori ishte brenda në BBV dhe tregonte ndjenjat e saj.

Më 1 prill, kur Bora tha se gjasme do nxirrte këngën e saj të parë që do quhej “Nuk jam si ti”, që ishte një gënjeshtër me rastin e 1prillit, Triksa po ahut publikoi një status që i kundërpërgjigjej duke i thënë “As unë si ti”.

 

Author: portali