Beatrix ndryshon tërësisht, kapet me fansen e Donaldit: Shpresoj që fëmijët e tu…

Këngëtarja Beatrix Ramosaj duket se ka ndryshuar tërësisht dhe nuk është më ajo vajza e brishtë që të gjithë njohën në BBV. Ajo shfaqet shumë aktive dhe ngacmuese në rrjetet sociale.

Këngëtarja shpërndau ditën e sotme një kunj për Donaldin dhe Borën, mirëpo mesa duket kjo gjë nuk u prit shumë mirë nga publiku që e komentuan veprimin e saj.

Kujtojmë se në Twitter, Beatrix shpërndau shprehjen e komentit të saj të vjetër në postimin e Borës dhe Donaldit (kur ata u ritakuan brenda BBV ndërsa Beatrix ende nuk ishte bërë banore). “Komshinjtë e kujt do çmenden këtë javë?”- shkruan Trixa në postim.

Por kaq ka mjaftuar që ndjekësit të fillonin ta ‘kryqëzojnë’ duke e kritikuar se po përdor diçka të pahijshme për të tërhequr vëmendjen për interesat e saj. Madje një person ka shkruar për këngëtaren në “Twitter”:

“Ndjej sikur nuk e bullizuam këtë vajzë mjaftueshëm”, Po ky koment nuk është lënë pa u komentuar nga vetë Beatrix-i e cila ka thënë: “Vazhdo, më bullizo…Unë jam më e fortë nga ç’mendon ti! Thjesht shpresoj që një ditë fëmijët e tu të mos lexojnë gjërat që ke shkruar“.

Kujtojmë se çifti Beatrix- Donald nuk arriti të ‘ekzistonte’ as edhe një ditë të vetme jashtë shtëpisë më të njohur të BBV, teksa deri më tani asnjë prej tyre nuk ka reaguar zyrtarisht./ Gazeta Shqi

 

 

 

 

Author: portali