Beatrix Ramosaj flet për herë të parë për ndarjen nga Donald Veshaj

Beatrix Ramosaj ka folur për herë të parë për ndarjen nga Donald Veshaj ndonëse në mënyrë jo të drejtpërdrejtë teksa ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram.

Ajo shkruan se është e lumtur dhe mirënjohëse për shumë gjëra ndonëse disa i kanë dhënë një ndjenjë parehatie. “Por kjo nuk më ndalon të eci para”– shkruan Beatrix.

Dikush e ka pyetur këngëtaren se çfarë e motivon më shumë këto kohë referuar ndarjes dhe ajo thotë se ka gjetur forcë tek njerëzit që do dhe e duan.

“Gjej forcë dhe motivim te njerëzit që dua dhe më duan e mbrojnë. Doja të falenderoja gjithë fansat që më duan, dëgjojnë këngët e mia, më shpërndajnë postimet dhe çdo gjë tjetër. Nuk mund të kërkoja për fansa më të mirë. Më motivoni dhe ju dua çdo ditë e më shumë.“-shkruan ajo.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 12345PreviousNext

E pyetur nëse ka diçka për të cilën është penduar, Beatrix ka shkruar: “Kuptova dhe njëherë se koha kalon shumë shpejt. Është qejf për mua, jeta ime është qejf. Nuk jam e penduar, për shkak të gjitha ndjenjave, momenteve të vështira dhe lumturisë. Mendoj se është e gjitha një eksperiencë”.

Ndër të tjera Beatrix shprehet krenare që ka gjithnjë qëllime të mira duke shtuar se “kushdo që përfiton prej kësaj tregon veten dhe asgjë për mua. Jam në rregull me çdo situatë sepse çdo gjë që bëj e bëj me zemër të pastër dhe qëllime të mira.”

A ka një mundësi rikthimi me Donaldin ose ish-at? Kështu mund të përkthehet pyetja e një ndjekëseje që shkruan: “Na tregon pak si e mbyll portën? Thjesht e përplas apo e mbyll me çelës?” Dhe Beatrix është përgjigjur: “Me çelës dhe e rrotulloj dy herë që të sigurohem që është mbyllur”, duke nënkuptuar se nuk ka rikthime. Me deklaratat e fundit të Donaldit për Borën do habiteshim po të thoshte të kundërtën.

 

 

Author: portali