Big Brother-it si duket nuk po i vjen ‘skadenca’! Këto janë dy banorët e rinj që i bashkohen shtëpisë më të famshme në Shqipëri

Reality Show, Big Brother si duket nuk ka një ‘afat skadence’, pasi banorë të rinj po i bashkohen gati-gati nga puntata në puntatë.

Mbrëmjen e djeshme shtëpisë së VIP-ave i janë shtuar 2 banorë të rinj.

Ata janë Gerti Koxha, dentist e model dhe Lorenc Hasrama, këngëtar i njohur për publikun.
Banori i parë, i cili bëhet pjesë e shtëpisë është Gerti Koxha, i cili merret me modeling dhe hyn në BBV “për të rifreskuar atmosferën në shtëpi”.

Lorenc Hasrama është këngëtar i njohur i cili e ka nisur muzikën prej vitesh. Njihet shumë edhe për muzikën live që mban për ne të të gjata në klubet e vendit duke sjell muzikë të mirë.

Author: portali