Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës i mbledhur ditwn e sotme vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve në vendin tonë.

Deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, nafta do të shitet me 219 lekë për litër, benzina me 205 lekë për litër ndërsa gazi me 115 lekë për litër.

Në krahasim me mbledhjen e kaluar pa pasur një ulje të çmimit të naftës dhe benzinës pasi nafta shitej me 228 lekë për litër ndërsa benzina me 208 lekë.

I pandryshueshëm ka mbetur çmimi i gazit.

 

Vendimi:

 

Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 8 Prill 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.

 

Nisur sa më sipër, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit  21/5 të Aktit Normativ,  Bordi vendosi:

 

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 08.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:

 

207 Lekë/litri për gazoilin;

 

193 Lekë/litri për benzinën;

 

103 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.

 

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 08.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:

 

219 Lekë/litri për gazoilin;

 

205 Lekë/litri për benzinën;

 

115 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

 

Vendimi i Bordit hyn në fuqi  dhe do reflektohet në datë 08.04.2022, ora 18.00 p.m, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

 

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

 

Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.

 

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti,heqje licence dhe sekuestrim.

Author: portali