Bota e lulëzuar dhe shumëngjyrëshe, 10 kopshtet me lule me një bukuri të paharrueshme, që duhet t’i vizitoni një herë në jetë

Pranvera sapo ka nisur dhe është pikërisht në këtë periudhë, që miliona fusha dhe kopshte në mbarë botën ngjyrosen falë luleve që lulëzojnë gradualisht deri në verë. Këtu janë 10 vendet ku mund të admironi lulëzimin më të bukur në botë.

Nga tulipanët në Holandë te myshqet rozë në rrëzë të malit Fuji në Japoni, këtu janë dhjetë fusha shumëngjyrëshe të përzgjedhura nga Civitatis, një platformë që ofron ekskursione dhe eksperienca në të gjithë botën.

 

 

Tulipanët në Keukenhof (Holandë)

Keukenhof, kopshti ikonik i tulipanëve në Holandë, është një domosdoshmëri e vërtetë në listën e fushave më spektakolare të luleve në botë. Ecja pranë liqeneve, mullinjve me erë dhe pyjeve të tij është një nga përvojat më të njohura për turistët në këtë periudhë të vitit. Kopshtet ndodhen në Lisse, por mund të vizitohen nga Amsterdami, Roterdami ose Haga, vetëm ose me turne të organizuara.

 

Myshku rozë në Fuji Shibazakura (Japoni)

Në rrëzë të malit mbresëlënës Fuji shtrihet një nga fushat më të bukura të luleve në botë. Në muajt prill dhe maj, në këto livadhe japoneze ku mbahet çdo vit festivali Fuji Shibazakura, rriten dhe lulëzojnë Shibazakura, lule rozë, magenta dhe të bardha të njohura si “myshk rozë”. Këtu mund të provoni përvojën e mrekullueshme të ecjes në lëndina të pafundme rozë dhe të shijoni bukuritë e malit më të famshëm të Japonisë.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 1234567PreviousNext

Kopshti i Mrekullive në Dubai

Duket e çuditshme, por ju mund të gjeni një fushë të mrekullueshme me lule edhe në mes të shkretëtirës. Në Kopshtin e Mrekullive në Dubai mund të admironi sixhadenë më të madhe me lule në botë. Më shumë se 150 milionë lule mbulojnë 72,000 metra katrorë, si dhe një mori skulpturash, madje edhe një aeroplan. Në Dubai, asgjë nuk është e pamundur.

 

Fushat e Rapeseed në Luoping, Kinë

Një det i gjerë i verdhë shfaqet midis shkurtit dhe marsit në qarkun Luoping në Kinën lindore. Janë fushat e rapes, lulja nga e cila nxirret vaji homonim, të cilat shtrihen sa të sheh syri dhe që janë kthyer në një destinacion të padiskutueshëm për të apasionuarit pas fotografisë. Këto lule me ngjyra të ndezura tërheqin shumë bletë, duke e bërë zonën edhe një zonë të rëndësishme të prodhimit të mjaltit.

 

Shkretëtira Atacama në Lulëzim (Kili)

Ndonjëherë, një fenomen natyror sa i rrallë aq edhe kurioz ndodh në shkretëtirën Atacama në Kili: Eshtë shfaqja e mbi 200 specieve të ndryshme të luleve në zonën më të thatë të tokës. Ky fenomen quhet “shkretëtira në lulëzim” dhe ndodh si rezultat i reshjeve veçanërisht të bollshme. Qindra lloje lulesh endemike, shfaqen në të çarat më të thella të shkretëtirës, ​​duke u dhënë vizitorëve një spektakël natyror krejtësisht të pazakontë dhe absolutisht magjepsës.

 

Tulipanët e Luginës Skagit (Shtetet e Bashkuara)

Hapësirat shumëngjyrëshe të tulipanëve që lulëzojnë e bëjnë Luginën Skagit të Uashingtonit një nga fushat më spektakolare në botë gjatë verës. Pikërisht këtu, çdo vit mbahet Festivali i Tulipanëve, i cili pret evente, ekspozita arti dhe degustime, kushtuar rreptësisht kësaj luleje të bukur me elegancë thelbësore.

 

Bluja e Nemophilia lulëzon në Hitachi (Japoni)

A keni dëgjuar për Nemophilia? Janë lule të vogla blu, lulëzimi i të cilave shënon kalimin nga pranvera në verë. Në vendet anglishtfolëse ata njihen si “sy baby blu” dhe në Japoni mund të shihen në parkun bregdetar Hitachi. Ky oaz natyror prej gati 190 hektarësh është shtëpia e disa kopshteve plot me këto lule të vogla, por edhe me tulipanë, krokuse dhe daffodils.

 

Fushat me luledielli në Toskanë

Edhe pse janë vreshtat ato që kanë sanksionuar famën ndërkombëtare të Toskanës, në këtë rajon të bukur ka edhe pamje të bukura me hapësira të pafundme lulesh, si fushat e lulediellit në Val d’Orcia, jeshilja e selvive bie në sy kundrejt nuancave të arta të luleve, duke i dhënë jetë një peizazhi me bukuri të jashtëzakonshme dhe të ëmbël, të karakterizuar nga kontraste të gjalla kromatike.

 

Fushat me lulekuqe në Zamora (Spanjë)

Prej disa vitesh, imazhi i fushave me lulekuqe në provincën e Zamora është bërë aq i njohur sa është përfshirë në listën e fushave me lule më spektakolare në botë. Tapiceria e kuqe e ndezur e krijuar nga këto lule delikate ka tërhequr që at vizitorë nga e gjithë bota, madje edhe disa influencues të njohur që kanë dashur të ndajnë bukurinë e peizazhit me ndjekësit e tyre. Nuk është rastësi që Spanja është ndër tre vendet më të mira në botë për grumbullimin dhe shitjen e lulëkuqeve.

 

Fushat e livandës në Provence, France

Në verë, hapësira të gjera me ngjyrë vjollce mbulojnë fushat e Provence, Francë. Këto livadhe të mrekullueshme të livandës dhe fshatrat sugjestionuese përreth kanë frymëzuar disa nga piktorët më të rëndësishëm impresionistë dhe postimpresionistë, nga Cezanne te Pissarro, madje edhe Van Gogh.

Author: portali