Britania ka vendosur një masë të re ekstreme në luftën kundër përhapjes së koronavirusit.
Në disa lagje të Anglisë është urdhëruar ndalimi i takimit mes fqinjve në ambiente të mbyllura, që prej mesnatës së sotme. Ndërsa për qytete të mëdha si Manchester dhe Yorkshire janë vendosur rregulla të reja të kufizimit të lëvizjes.
“Njerëzit nga familje të ndryshme në Manchesterin e Madh, pjesë të Lindjes së Lancashire dhe pjesë të West Yorkshire janë të ndaluar të takohen me njëri-tjetrin prej mesnatës së sotme si pjesë e “veprimit të menjëhershëm” për t’i mbajtur njerëzit të sigurt”, tha sekretari i shëndetësisë Matt Hancock.
Manchesteri i Madh është një prej zonave më të goditura nga koronavirusi, ndërsa ditët e fundit është vënë re rritja e infektimeve te persona në moshë të re nga 20 në 40 vjeç.