Burri i kërkon dëmshpërblim dashnorit të gruas: “E ka përkëdhelur, më ka prishur terezinë”

Një kërkesë për dëmshpërblim për tradhtìnë bashkëshortore ndaj dashnorit të gruas së tij. Burri ngriti një padì civile, duke e mbështetur atë me një motiv të qartë: “Ai më prishi jetën mua dhe fëmijëve të mi”.

Historia tregohet në rubrikat e gazetës Il Messaggero. Gjithçka nisi disa vite më parë kur burri u bind se gruaja e tij po e tradhtonte. “Punoj çdo ditë, pas turnit i kam çuar fëmijët në stërvitje futbolli, i kam ndjekur në detyrat e shtëpisë dhe aktivitetet jashtëshkollore, kam bashkëpunuar në familje dhe ajo më ka tradhtuar – u tha ai gjyqtarëve.

“Dashnori filloi t’i jepte dhurata gruas time, duke e përkëdhelur. Me pak fjalë, ai e nxiti të më tradhtonte, duke e bërë të largohej nga shtëpia pasdite dhe mbrëmje të tëra, pa dhënë shpjegim as mua, as fëmijëve.

Ne kishim një familje të bukur që u shpërbë për shkak të tij. Dhe tani ai (dashnori) duhet të më dëmshpërblejë mua dhe fëmijët e mi”, tha burri.

Por për të shkuar para gjyqtarëve ishte e nevojshme të vërtetohej me prova se tradhtia kishte ndodhur me të vërtetë. Kështu që ish-bashkëshorti punësoi një hetues privat për të gjetur gjurmët.

Hetuesi privat nuk solli asnjë element për të vërtetuar tradhtinë. Gruaja dhe “tjetri” e kanë mohuar gjithmonë lidhjen, edhe para gjyqtarëve të gjykatës civile. Në fund, gjykatësi e refuzoi kërkesën e burrit dhe e denoi të paguante shpenzimet e gjyqit.

Author: admin