Një burrë që i ka pjerdhur në fytyrë një oficeri policie është dēnuar me 34 muaj. Matthew Hapgood u akuzua për përvetësim mallrash në një dyqan.
Kur policia e kapi, Hapgood, ai i ktheu menderen dhe i lëshoi gazra në fytyrë oficerit. Hapgood u deklarua fajtor për gra!bitje dyqanesh dhe posedim të një mjeti prerës. Gjykatësi Ian Pringle QC e dēnoi me 34 muaj të premten (26 gusht).
ani, ju mund të mendoni se ky është një kr!m mjaft unik, por nja dy vjet më parë një djalë në Austri u gjobit me 500 € (425 £) për pordhën me zë të lartë pranë oficerëve të policisë, përpara se gjoba t’i reduktohej në 100 € (85 £) pasi bëri një apel.
Burri i tha gjykatësit se gazrat ishin thjesht një ‘proces biologjik’. Ai shtoi se edhe nëse e kishte bërë qëllimisht, pordha e tij mbulohej nga liria e shprehjes.
Në Austri, liria e shprehjes nuk kufizohet vetëm në fjalë, por mbulon edhe zhurmat dhe komunikimin në forma të tjera.
Por tingulli duhet të ketë ‘qëllim komunikues’, gjë që nuk e ka pordha e këtij djali, sipas gjykatës.