Ç’bëjnë shenjat e horoskopit kur janë nervozë?

Secili prej nesh zgjedh t’i qetësoj nervat dhe të përballet me stresin sipas mënyrave të veta unike. Dikush kafshon thonjtë, dikush buzën kurse dikush lëviz këmbën pa pushim. Që ta dini më mirë, ose ta kuptoni pse e bëni, na thoni shenjën e horoskopit.

1. Dashi- Lëviz këmbët në mënyrë të përsëritur

Dashi ka nevojë të lëvizë dhe kur s’mundet këmba që lëviz i gjendet në ndihmë për ta qetësuar apo për t’i ngritur adrenalinën.

2.Demi-Pushon

Kur një Dem është nervoz “fiket” për pak çaste dhe mbyllet në kokëfortësinë e tij.

3. Binjakët- Bëjnë ecejake

Kur Binjakët janë me nerva, reagimi i parë janë të ecurat nëpër dhomë. Kjo i ndihmon të qartësojnë mendjen e tyre.

4. Gaforrja-Mendon më të keqen e mundshme

Është shumë e thjeshtë për një Gaforre të mendoj më të keqen kur është e stresuar. Mund t’i vijnë ndërmend gjithë alternativat më të frikshme që ekzistojnë.

5. Luani- Kërkon vëmendje

Ata vdesin të jenë qendra e gjithçkaje, kështu që nëse doni të shihni një Luan më pak të stresuar, bëjani pak qejfin!

6. Virgjëresha- Organizon

Kur është e stresuar, instikti i menjëhershëm e çon drejt organizimit. Kjo e ndihmon të ndihet sikur i ka gjërat më nën kontroll.

7. Peshorja- Bën shakara

Kur një Peshore është nervoze ose jo rehat, zgjedh shakatë për të shmangur situatën ose për të mos e marrë atë shumë seriozisht.

8. Akrepi- Tërhiqet

Kur gjërat s’shkojnë mirë, Akrepët si shenja më emocionale, fillojnë të tërhiqen për të mos u lënduar.

9. Shigjetari- Del vetëm!

Zhduket nga njerëzimi për të kaluar pak kohë me veten!

10. Bricjapi-Punon më shumë!

Ai e di mirë ç’të bëjë me gjithë energjinë nervoze që ka mbledhur. Punon, punon, punon!

11. Ujori- Stërmendohet!

E rimendon situatën me qindra herë derisa asaj i humbet kuptimi origjinal.

12. Peshqit- Ëndërrojnë

Për të mos jetuar me situatën, Peshqit sajojnë një flluskë ëndrrash kur janë nervozë!

Author: Portali