Çfarë fshihet pas unazës 175 vjeçare të mbretit Charles/ Nuk e heq kurrë nga dora

Familja Mbretërore Britanike krenohet me një koleksion të gjerë bizhuterish të çmuara, duke filluar nga diamantet e rrallë deri te bizhuteritë e shkëlqyera. Megjithatë, ekziston një xhevahir nga i cili monarku në fuqi i Britanisë, Mbreti Charles III, nuk heq dorë asnjëherë dhe shfaqet kudo me të.




Për dekada, ai ka mbajtur një unazë ari në gishtin e vogël të dorës së majtë. Unaza, e cila është shumë afër zemrës së tij, është e gdhendur me simbolin e Princit të Uellsit – një titull i mbajtur nga Charles për 64 vjet, dhe tani përdoret nga djali i tij William. Mbreti është parë me këtë unazë që nga mesi i viteve ’70.

E quajtur si ‘unaza e zotërinjve’, raportohet se është bërë me ar nga Uellsi – një traditë e përdorur edhe nga familja mbretërore për dasmat e tyre. Sipas Hello Magazine, mendohet se vlen rreth 4000 £ dhe daton 175 vjet më parë. Për herë të parë u mbajt nga xhaxhai i Charles, Princi Eduard, Duka i ëindsor.




Unazat e vulave mbaheshin tradicionalisht për të ngulitur vulën në dyll të nxehtë në letra ose dokumente, por kohët e fundit përshkruajnë statusin shoqëror.

Author: admin