Çfarë hakmarrjeje! Dhëndri turpëron keq nusen ditën e dasmës, publikon videon ku e tradhton me kunatin e saj

Një dhëndër ka “turpëruar” nusen në ditën e tyre të dasmës. Ai publikoi një video ku dukej nusja duke e tradhtuar me kunatin.

Videoja e realizuar në vitin 2019 u rishfaq së fundmi në Tik Tok dhe ka shkaktuar bujë të madhe në internet dhe duke shkaktuar reagime te shumta.

Ngjarja ka ndodhur në Kinë. Pasi dhëndri ekspozon videon para të ftuarve dëgjohet duke thënë: A ke menduar se nuk e dija këtë?

Më pas, shihet nusja duke i hedhur buqetën me lule. Por mënyra se si është hakmarrë dhëndri ka shkaktuar reagime në rrjet.

Shumë përdorues ishin në anën e dhëndrit duke thënë se nusja mori atë që meritonte ndërsa të tjerë theksonin se ai thjesht dukej të kishte anuluar martesën.

Kjo ngjarje të shërbeje si leksion për të gjithë ata që tradhtojnë partnerët dhe partneret, tradhtia gjithmonë del në shesh, në një rast apo në një tjetër.

Author: admin