ÇFARË NDODHI? RONALDO SHPËRTHEN PAPRITUR NË LOT

Big Brother është ndër formatet më të pëlqyera në vendin tonë. Personazhet pjesëmarrëse kanë fituar simpatinë dhe vëmendjen e publikut, duke i mbërthyer para ekranit me orë dhe ditë të tëra.
Fuqia e shikueshmëris së programit është aq e madhe saqe asnjë detaj i mbrëmjeve te Prime-it por edhe gjatë transmetimit 24 orësh nuk po u ikën fansave të programit dhe shtëpisë së VIP-ave shqiptarë.

Ronaldo është përballur pasditen e sotme me një situatë të fortë emocionale. Teksa të gjithë banorët ishin mbledhur në dhomën e ndenjes dhe po diskutonin, ka qenë Ronaldo ai i cili është ngritur nga debate dhe ka shkuar ne tualetë duke qarë me dënesë. Pranë tij janë ngjenfur thuajse të gjitha vajzat e shtëpisë.

Ronaldo u shpreh se në atë moment iu kujtua babai i tij i ndjerë. “Një minutë ju lutem sa ta nxjerr se të gjithë më ngushëllojnë dhe unë nuk di ca t’ju them. Mua thjesht mu kujtua. Më kujtohet çdo ditë aty se e kam takuar aty more tek ato kolltuqet.”- tha Ronaldo.

Author: portali