Cilat ngjyra të llakut i shkojnë më së miri personalitetit tuaj?

Nëse ju besoni yjeve dhe astrologjisë, provoni disa prej nuancave të bukura të llakut, sepse do të mund t’ju ndihmojnë të theksoni personalitetin tuaj, sharmin në mënyrën më të mirë të mundshme. Kuptoni më shumë midis ngjyrës së llakut dhe shenjave të horoskopit.

DASHI

E mbushur me energji, femra në këtë shenjë ka nevojë për nuancë të fortë që thekson personalitetin dhe urinë për sukses. Ngjyra vjollcë është e shkëlqyeshme, zgjedhje mbretërore kur në pyetje është përzgjedhja e ngjyrë së thoit në bazë të horoskopit. Duhet të përdorni edhe nuancat e kuqe që sa më saktë ta tregoni pasionin dhe vetëbesimin.

DEMI

Nëse keni lindur në shenjë të Demit, me gjasë jeni shumë të organizuara dhe preferoni rregullin dhe rendin në vend të kaosit. Fuqia e brendshme dhe zemërgjerësia janë dy karakteristikat tua të rëndësishme, prandaj e gjelbra është ngjyra e mirë e llakut për juve. Opsione tjera janë nuancat subtile të vjollcës, jo shumë të ndezura, por më të buta dhe elegante.

BINJAKËT

Kur Binjakët janë në pyetje, nuk ju mungon vendosmëria, e më shpesh më shumë ia kanë frikën mërzisë. Ngjyra e duhur e llakut sipas shenjës së horoskopit është e portokalltë e guximshme ose e verdhë e fortë, që tregon se kemi të bëjmë me një personalitet të fortë. Mos e teproni të aplikoni llak me xhingla.

GAFORRJA

Nëse jeni Gaforre, ju nuk besoni lehtë, por atëherë kur e mbroni dikë, kjo tregon besimin. E argjendta është nuanca e duhur sepse ju mundëson të shkëlqeni në mënyrë diskrete me dritën e planetit mbrojtës, Hënës. Tregoni anën romantike me të gjitha nuancat e të argjendtës apo ngjyrës së verdhë dhe nuk do të jeni pishman.

LUANI

Kreative, e nganjëherë edhe pak mendje komanduese, Luanesha ka shumë fuqi dhe energji që janë të gatshme të shpërndajnë kudo përreth vetes. Ngjyra më e mirë për llak për këtë shenjë horoskopi është ose e bronztë ose ngjyra e artë. Mos e teproni me xhingla, më shumë përqendrohuni vetëm në ngjyrë intensive.

VIRGJËRESHA

Si Virgjëreshë ju dëshironi t’ju jepni të tjerëve, që nganjëherë mundet të ndodhë që njerëzit e shfrytëzojnë mirësinë tuaj. Edhe nëse konsideroni se mirë i vlerësoni të tjerët, mendoni dy herë kur t’ju dhuroni zemrën. Tregoni më shumë besim me ngjyrën e kuqe të llakut. Ose përcaktohuni për nuancë më subtile të kaltër të errët ose ezmere çokollatë.

PESHORJA

Romantike dhe të relaksuara, femrat Peshore pëlqejnë t’i lëshojnë gjërat me rrjedhje natyrale, vetvetiu. Zgjedhja juaj kryesore e ngjyrës së thoit sipas shenjës së horoskopit janë ngjyra bezhë apo neutrale, por jo nuk do të thotë të largoheni nga opsionet e guximshme. Kur të ndiheni me energji, zgjidhni nuancat e ndezura të ngjyrës së kaltër.

AKREPI

Energjike deri në atë masë sa që nganjëherë duken agresive. Femrat Akrep kanë dy mënyra të zgjedhjes së ngjyrës së llakut sipas shenjës së horoskopit. E nxehtë, intensive vjollcë (pink) që tregon feminitetin e tyre, e për opsion elegant mund të përcaktohen për nuanca të pasura dhe të thella ezmere. Nuk do të gaboni me asnjërën prej tyre.

SHIGJETARI

Gjithmonë me dëshirë për të lëvizur barrierat, femrat e lindur në shenjën e Shigjetarit kanë qasje pozitive dhe reale karshi botës. Zgjidhni nuancat vjollcë për momentet e përditshme. E kur dëshironi të zgjidhni diçka më të guximshme, përzgjidhni llakun me ngjyrë të zezë që lë të kuptohet se bëhet fjalë për personalitet të fortë.

BRICJAPI

Ngjyrat neutrale (p.sh. ngjyrat e rërës) janë gjithmonë zgjedhje e mirë për femrën Bricjap, e njëjta vlen edhe për të kaltrën. Natyrale dhe ngjyra e qetë e hirtë-bezhë ju ndihmon ta tregoni shpirtin luftues kur ndjeni se po ju del kontrollit. E nëse dëshironi anën romantike, përcaktohuni për të kaltrat e buta.

UJORI

Forca nuk është problem për femrën e lindur në shenjën e Ujorit, kështu që nuancat e ndritshme janë gjithmonë zgjedhje e duhur për shenjën e Ujorit për ngjyrën e llakut. Ju madje pa problem mund t’i aplikoni edhe nuancat e neonit.

PESHQIT

Thellësia emocionale dhe bashkëndjenjat janë disa nga personalitet e forta për femrat e lindura në shenjën e Peshqve, kështu që nuancat vjollcë dhe rozë janë zgjedhje e përsosur për sa ju përket thonjve. Po ashtu mund të aplikoni edhe nuanca të ndryshme të hirta që shkojnë mirë me shenjën tuaj të horoskopit./adrianet.al

Author: Portali