
Policia Vendore në Durrës, bëri me dije se ka arrestuar një 26 vjeçar, pasi akuzohet se ka ushtruar dhnë ndaj babait dhe vëllait të tij.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, ndaluan shtetasin J. Gj., 26 vjeç, banues në Shijak, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babit dhe vëllait të tij.