
Sipas MeteoAlb, orët e paradites dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta por vranësira të dendura do të ketë në zonat malore duke rrezikuar reshje të izoluara dëbore në ekstremin verior të vendit. Orët vijuese mbeten në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët, por i ftohtë të jetë dominant.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -7°C deri në 12°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë./Shqiperiaime.com.al