Një regjim ushqimor i shëndetshëm jo domosdoshmërisht do të thotë të konsumoni më pak ushqim.
Të ushqehesh me produkte sezonale, e sidomos në rajonin e Mesdheut, ka një sërë benefitesh përsa i përket shëndetit.
Kjo për një mori arsyesh të cilat j’ua shpjegojmë si më poshtë.
Çfarë është Regjimi Stinor?
Në Indinë e lashtë ekzistonte një praktikë për të ushqyerit me produkte sezonale e quajtur “Ritucharya” që do të thotë “Regjimi stinor”
Përvec përfitimeve shëndetësore që do t’i përmendim pak më poshtë, përmendim faktin se produktet e stinës janë më të shijshme, ato janë më ekologjike dhe kushtojnë më pak.
Janë më të mira për shëndetin tuaj
Përmbajtja e elementëve ushqyes tek produktet sezonale është shumë më e lartë se tek produktet që prodhohen në menyrë artificiale.
Gjithashtu produktet e prodhuara artificialisht i nënshtrohen një sërë procesesh kimike të cilat mund të kenë një impakt jo të mirë në shëndet.
Kanë më shumë shije
Mungesa e shijes në produkte vjen si pasojë e plotësimit të kërkesës së masës së konsumatorëve dhe ky është cmimi që duhet paguar
Është miqësore për mjedisin
Nësë ju zgjidhni të konsumoni produkte sezonale lokale, rruga që ato duhet të përshkojnë deri tek ju është shumë herë më e vogël se mallrat e importit.
Duke blerë produkte lokale ju jo vetëm mbështesni fermerët e vendit por gjithashtu ndikoni në uljen e emetimit të karbonit për produktet që vijnë nga shtetet apo kontinentet e tjera.
Kushton më pak
Prodhimi i vazhdueshëm i produktit në treg e bën të pashmangshëm uljen e cmimeve.
Disa nga produktet qe prodhohen sipas stinëve:
PRANVERË
Asparagu
Mashurka
Hudhrat
Lakra me gjethe (Kale)
Gjethet jeshile
Kërpudhat
Bizelet
Rrepa e bardhë
NË VERË
Kajsitë
Avokadot
Manaferrat (frutat e pyllit)
Kastraveci
Patëllxhanët
Pjeshkët
Kumbullat
Domatet
Shalqiri
Kungulli jeshil
VJESHTË
Mollët
Panxhari
Specat
Brokoli
Karrotat
Sallata jeshile
Kunguj
DIMËR
Lakra e Brukselit
Lakra
Preshi
Portokalli
Rrepa
Kungull
Ju produktet e cilës stinë preferoni më shumë?