Dikush që është xheloz për ju do tju..!/ Horoskopi për ditën e enjte, 13 prill 2023

Dashi

Kënaqni anën tuaj sensuale. Keni qenë shumë bujarë me mikun ose partnerin tuaj. Kjo gjë ka varfëruar energjinë tuaj. Kapeni këtë mundësi për të rimbushur rezervat tuaja emocionale. Një banjë aromatike, masazh ose një gjumë i mirë pasdite do të çlirojë shpirtin tuaj. Mos u përfshini në dramat e njerëzve të tjerë. Mos u njdnei në presion për t?u përgijgur në telefon ose në email. Një heshtje e zgjatur do të jetë terapeutike. Do t?ju vijë një ide brilante teksa punoni mbi një projekt.

Demi

Mbështetja nga dikush që ju do, do t?ju japë shumë kurajo. Nëse dikush beson tek ju, mund të lëvizni dhe malet. Nuk ka rëndësi nëse doni të nisni një sipërmarrje në një fushë krijuese apo të nisni një biznes të përbashkët. E rëndësishme është të vendosni një qëllim dhe të shkoni pas tij. Miku ose mbështetësi juaj do të jetë gjithmonë pas jush dhe do të brohorisë çdo lëvizje tuajën. Edhe nëse qëllimi juaj nuk realizohet, do të jeni krenarë për përpjekjet tuaja.

Binjakët

Do ta keni të lehtë të adaptoheni në një punë të re. Shumë njerëz kanë frikë nga ndryshimet, por ju i mirëprisni ato. Sa më shumë aftësi të fitoni, aq më shumë vetëbesim keni. Ndërsa moshatarët tuaj përpiqen të mësojnë mënyra të ndryshme të punuari, ju i kryeni detyrat me aq lehtësi, sa rosaku notin. Të tjerët do të përshtaten nga adaptueshmëria juaj. Mos u habisni kur t?ju propozhet t?i bashkëngjiteni një ekipi kolegësh të respektuar. Bëni shumë pyetje dhe pranoni çdo ofertë për të mësuar. Nuk jeni shumë larg majave.

Gaforrja

Bindjuni impulseve tuaja romantike. Nëse së fundi keni ushqyer ndjenja të forta ndaj dikujt të veçantë, zbulojini ato. Objekti juaj i afeksionit do t?i përgjgjet propozimev tuaja. Jeni në një lidhje serioze? Lëreni partnerin tuaj t?ju rrethojë me dashuri. Në vend që të mos i përfillni komplimentat e tij, lërini ato të zhyten brenda shpirtit tuaj. Fokusohuni tek shkëmbimi i dashurisë. Do të keni veç benefite.

Luani

Një marrëveshje pronësie do të jetë fitimprurëse. Do të blini një shtëpi të bukur me një çmim të volitshëm ose do të shisni një pronë për më shumë se ç?e prisnit. Si rezultat, do të jeni në një gjendje shumë të mirë financiare. Do të jeni më aventurier në jetën tuaj personale. Hyrja në një romancë pasionante është një prej mundësive. Do të ndiheni shumë mirë në prnai të dikujt që e shpreh thellësisht devotshmërinë.

Virgjëresha

Ju i tërhiqni njerëzit me mënyrën si flisni. Kjo ju favorizon shumë në punë. Dini si t?u rekomandoni më të mirën blerësve ose klientëve me disa komplimenta të bëra në kohën e duhur. I njëjti parim vlen edhe me kolegët tuaj. Kur ju jeni në skenë, atmosfera është e këndshme dhe komode. Njerëzit janë të gatshëm t?i bashkohen frymës suaj të harmonisë. Kjo sepse dini si t?i bëni bisedat të rrjedhin.

Peshorja

Do të shpërbleheni financiarisht për kontributet tuaja të rëndësishme. Të gjithë e dinë se ju jeni më i afti në kompaninë ku punoni. Ndërsa të tjerët thumbojnë njëri-tjetrin, ju jeni të zënë duke i siguruar publikut shërbimin më të mirë të mundshëm. E bëni çdokënd të ndihet i vlerësuar, edhe kur ballafaqoheni me disa detyra njëherësh. Si rezultat, të tjerët kanë dëgjuar për ju dhe punëdhënësi juaj kupton se ç?thesar jeni. Përdorini bonuset e fituara për të blerë disa veshje tërheqëse.

Akrepi

Jeni qendra e vëmendjes kudo që shkoni. Të tjerët nuk mund t?i rezistojnë dot joshjes tuaj misterioze. Nëse po kërkonit dashurinë, do ta gjeni në një teatër, koncert ose klub nate. Do të ndjeni një tërheqje të menjëhershme me dikë me të cilin do të komunikoni me sy. Është më mirë kështu se sa të nisni një bisedë të komplikuar. Nëse keni gia një partner, besojini instiktit dhe blijini një dhuratë të bukur. Ai do ta adhurojë sepse do të reflektojë shijet dhe interesat e tij.

Shigjetari

Obligimi i parë duhet të jetë vetja juaj. Nëse nuk keni qenë të lumtur, bëni disa ndryshime në jetën tuaj personale. Kjo mund të përfshijë gjithçka që nga zhvendosja në një lagje tjetër tek nisja e një regjimi fitnes. Gjithmonë ju ka pëlqyer natyra dhe të shpenzoni pak kohë duke komunikuar me të, do të ketë efekt terapeutik për ju. Nëse merrni një qen do të keni justifikimin e duhur për të shëtitur sa më shpesh. Mjaft insistuat duke thënë ?jam shumë i/e zënë? për gjërat që doni.

Bricjapi

Lejoni një mik të besuar t?ju sjellë më pranë një qëllimi. Eksperienca dhe dijet e tij do t?ju ndihmojnë të formuloni një strategji efektive. Gjithmonë ke ni qenë të vetëmjaftueshëm. Është e vështirë për ju të kërkoni ndihmë atëherë kur ju nevojitet më së shumti. Kërkoni gjithmonë të mësoni dije të reja. Do të mësoni edhe disa aftësi të vlefshme në ndërtimin e marrëdhënieve si rezultat i kësaj.

Ujori

Ju keni fuqinë të bëni një jetë sipas dëshirave tuaj. Në vend që të nisni një rrugë konvencionale, shqyrtoni disa mundësi më artistike apo humanitare. Kjo shkakton shqetësim tek disa të afërm dhe miq. Ata mendojnë se ju duhet të ndiqni një rrugë që ju sjell fitime të mëdha. Ndërsa juve ju pëlqen t?ia dedikoni enrgjinë një pune që rezonon me shpirtin tuaj. Në mënyrë ironike, do të arrini të siguroni edhe fitime të mëdha.

Peshqit

Ndërmarrja e trajnimeve të avancuara, do t?ju sjellë më të mirën. Do të përfitoni nga puna me një profesor kërkues, por shumë humanitar. Nëse keni vështirësi për të përthithur disa koncepte, mos u vendosni në panik. Kërkoni ndihmë dhe praktikohuni. Këmbëngulja do të paguhet. Në të kaluarën, keni braktisur projekte që ju kanë vënë në vështirësi. Keni një qasje të veçantë ndaj subjekteve që përfshijnë artin, spiritualitetin dhe shërimin.

Author: admin