Ditë të këqija po afrojnë bëni kudes, shenjat që duhet të ruhen nga….!

DASHI: Këtë javë do ta humbisni durimin në disa raste. Venusi, Marsi dhe Mërkuri në një pozicion të pafavorshëm sjellin pengesa dhe tensione si në shtëpi ashtu dhe në zyrë. Ditët më të vështira do të jenë e shtuna dhe e diela, ku Hënën do ta keni kundër. Në keni diçka për të sqaruar me partnerin ose doni të trajtoni një çështje që e keni për zemër, bëjeni më mirë në ditët që Hëna ju favorizon, të mërkurën, të enjten dhe të premten.

DEMI: Kjo do të jetë një javë me shumë fat për shenjën tuaj. Në fakt, ajo hapet me dy ditë ku Hëna ju favorizon, në të cilat mund të merrni një lajm të mirë që prisnit prej kohësh. Mërkuri në një pozicion të favorshëm ju lehtëson në fushën e punës dhe marrëdhënieve personale. Venusi, nga ana e tij, e bën lidhjen tuaj dashurore gjithmonë e më të fortë. Fundjava do të jetë veçanërisht romantike.




BINJAKËT: Në këtë periudhë ju vazhdoni të bëni projekte. Idetë nuk ju mungojnë, por Jupiteri në një pozicion të pafavorshëm do të ngadalësojë realizimin e tyre. Mos u dekurajoni dhe vazhdoni të punoni shumë, sepse koha juaj do të vijë së shpejti! Ditët më me fat të javës do të jenë e mërkura, e enjtja dhe e premtja, kur Hënën do ta keni në shenjë, gati për t’ju dhënë pak më shumë fat.

GAFORRJA: Fatkeqësisht kjo do të jetë një javë shumë stresuese për shenjën tuaj, gjatë së cilës Venusin, Marsin dhe Mërkurin do t’i keni kundër. Nuk do të jetë e lehtë të arrini atë që dëshironi. Në punë do të ketë zvarritje, ndërsa në dashuri tensioni me partnerin do të jetë në rritje. Gjërat e rëndësishme lërini për në fundjavë, sepse e shtuna dhe e diela do të jenë ditët më me fat, pasi Hëna ju favorizon. Mbase mund ta ngushëlloni veten me një picë të mirë.

LUANI: Në këtë periudhë po rikuperoni energjitë. Ndoshta nuk do të ketë ndryshim të situatës, por ajo që ju nevojitet është qetësia, në mënyrë që të ndiheni sërish të fortë. Të hënën dhe të martën mund të përjetoni disa shqetësime lidhur me Hënën në pozicion të pafavorshëm. Situata paraqitet më e mirë nga e mërkura deri të premten, kur Hënën do ta keni aleate, veçanërisht në sferën e ndjenjave.




VIRGJËRESHA: Java juaj do të jetë me fat në tërësi. Planetët Venus, Mars dhe Mërkur do t’ju favorizojnë si në planin sentimental ashtu dhe në atë të punës. Mund të keni njohje të reja, takime apo mundësi interesante, sidomos në pjesën e parë të javës. Mirëpo, aty nga e mërkura dhe e premtja, do t’ju duhet të përballeni me një Hënë në pozicion të pafavorshëm, gjë që mund t’jua prishë humorin.

PESHORJA: Edhe për shenjën tuaj do të jetë një javë paksa e tensionuar, pasi do të përballeni me disa planetë në pozicion të pafavorshëm, përkatësisht Venusin, Marsin dhe Mërkurin. Në vendin e punës mund të keni disa pengesa ose do t’ju mungojë gatishmëria që shpresonit nga ana e një aleati. Bëni kujdes në fundjavë, kur Hëna e pafavorshme mund të theksojë mosmarrëveshjet me partnerin, duke i bërë të pashmangshme dhe debatet e ashpra.

AKREPI: Java juaj fillon me dy ditë të tensionuara, gjatë së cilave Hënën e keni kundërshtare dhe ju mund të ndiheni në humor të keq. Në realitet nuk keni të drejtë, pasi yjet ju favorizojnë dhe ju presin vetëm surpriza të bukura, si në sferën profesionale ashtu edhe në atë sentimentale. Veçanërisht me fat do të jenë ditët e së shtunës dhe të dielës, me një Hënë të bukur në favorin tuaj.




SHIGJETARI: Këtë javë do t’ju duhet të duroni Hënën kundërshtare, veçanërisht të mërkurën, të enjten dhe të premten, kur diçka mund të mos shkojë ashtu siç e keni planifikuar. Problemet më të mëdha do t’i keni në sferën profesionale, por bëni kujdes që stresin të mos e bartni në shtëpi. Në fundjavë situata paraqitet më e mirë. Pushimi dhe shoqëria e mirë do t’jua ngrenë humorin.

BRICJAPI: Planetët janë të rreshtuar në favorin tuaj, gati për t’ju dhënë kënaqësi të madhe, si në aspektin e ndjenjave edhe në atë profesional. Venusi në shenjë i jep jetës suaj në çift shtysën që ju nevojitet, ndërsa Marsi dhe Mërkuri, gjithashtu në shenjë, do t’ju favorizojnë në çështjet e punës, duke ju sjellë më në fund shpërblimin e merituar. Kujdes nga Hëna në prapavijë ditën e shtunë dhe të diel.

UJORI: Java juaj do të fillojë me Hënën në pozicion të pafavorshëm, prandaj të hënën dhe të martën mund të përjetoni disa momente tensioni. Situata do të ndryshojë për mirë gjatë ditëve në vazhdim, kur nuk do të vonojnë të vijnë lajmet e mira. Në planin profesional jeni në një moment tranzicioni. Është e rëndësishme të merrni gjithmonë vendime të mençura dhe të mos ndikoheni shumë nga ata që ju rrethojnë.




PESHQIT: Kjo do të jetë një javë e mbarë për të lindurit e shenjës suaj. Do të keni mbështetjen e Jupiterit, Venusit, Marsit dhe Mërkurit. Askush nuk do t’ju bëhet pengesë në vendin e punës, së shpejti do të arrini rezultate të rëndësishme. Për sa i përket ndjenjave, mos kini frikë të ecni përpara. Venusi aktiv në favorin tuaj do t’ju japë një fuqi të jashtëzakonshme joshjeje. Ditën e mërkurë, të enjte dhe të premte Hëna do të jetë në prapavijë.

Author: admin