Dj Pm, Sara dhe Adriana Matoshi bëhen bashkë, nisma fantastike shpëton fëmijën

Aktorja e njohur nga Gjilani, Adriana Matoshi, e ka treguar disa herë anën e saj humane dhe ky nuk është rasti i vetëm ku vihet në shërbim të kauzave të caktuara.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje në një shkrim të ri të bërë në Facebook, ka treguar se ka nisur një iniciativë për t’i ndihmuar një djaloshi të vogël që po përpiqet të jetojë dhe që momentalisht po mjekohet në Tiranë.

Ajo shton se meqë e kishte provuar vetë, e di që çdo gjë ka kosto të lartë, e madje për disa mund të jetë edhe e papërballueshme. Postimi i plotë i Matoshit (pa ndërhyrje): “Sot jam mahnitë me vullnetin, humanizmin edhe gadishmërinë e njerzve me u bashku kur dikush ka nevojë. E nuk osht hera e parë që ndodhë!!

Sot në një kohë rekord, bashkë me Duda Balje, Driada Matoshi dhe Edona Gashi , kanë mjaftu telefonatat ose takimet me njerz për me grumbullu ni vlerë t’konsiderushme të parave. Qe disa netë nuk jemi tu mujt me bo gjumë t’qetë tu mendu qysh me i dalë në ndihmë ni djali t’vogël, i cili po përballet  me jetën dhe për momentin po mjekohet në Spitalin Amerikan në Tiranë.

Masi jom provu vet, e di koston e çdo kontrolle. E di sa kushton edhe ai gjumë aspak i rahatshëm n’spital. E di sa t’kushtushme janë analizat, kontrollat e çdo ilaq që t’injektohet gjatë qëndrimit n’spital. E kam provu 2 here. E nuk kisha pas qef asni fmi i botës me u përballë me dhimtë të tilla, e as me pas kujtime të fminisë në spitale e të rrethum me doktor.

I jam shumë mirënjohëse edhe e falenderoj shumë Shoqaten së Gastronomëve t’Kosovës, DentFix, Fondacioni Behxhet Pacolli, Oda Ekonomike Amerikane, Golden Eagle, Alban Zogjani, Dj PM, Sara, e shumë individ të tjerë që kontribuan në çfardo forme të mundshme. E keni rikthy n’jetë shpresën e komplet nji familje.

Secili e kemi obligim ta ndihmojmë njoni tjetrin saher që kemi nevojë, po une e ndjej këtë obligim të dyfisht. Kjo zemërgjerësi nuk u tregu veç tash në mujin e Ramazanit, po osht dëshmu edhe në ditë të rëndomta. Në paqe, në kriza ekonomike, pandemi e kurdo.

Uroj që mos t’kemi nevojë të bashkohemi asnjëherë për qëllime të tilla, po ky solidaritet le t’trashëgohet te gjeneratat e reja. Ta përcjellim edhe te fmitë tonë. Msohuni me zgjatë dorën, me e thon ni lutje, me e nda historinë e dikujt me tjert që kishin mujt me ndihmu.

Ditën e sotit, kom me mbajt n’mend shumë shumë gjatë. Faleminderit nga thellsia e zemrës. Mos harroni me u lutë për krejt ata që po përpiqen t’ia dalin për jetën e tyne, E juaja, Adriana”

 

 

Author: portali