“Djali ka nisur të qeshë” Në janar rrezikonte të shuhej, sot Omeri vogël është drejt shërimit

Lindi me një problem në zemër. Si çdo prind, edhe nëna e babai i Omerit dhanë gjithçka për të birin. Por sakrifica e tyre e orvatjet për ta kuruar nuk mjaftuan. Babi e nëna e vogëlushit nga Kosova iu drejtuan për ndihmë fondacionit “Firdeus”. Në një kohë rekord, shqiptarët e treguan edhe njëherë shpirtin e tyre bamirës dhe paratë e nevojshme për kurimin e Omerit u mblodhën.

Për dërgimin e vogëlushit në Itali u bë një punë e jashtëzakonshme. E para se Omeri të largohej me nënën drejt spitalit, Elvis Naçi shkoi ta shohë nga afër djalin në Kosovë. Elvisi bëri lutje, ashtu si mijëra shqiptarë të tjerë, që jeta e këtij vogëlushi të shpëtohet.

“Jepi forcë, i madhi Zot!” Lutja e Elvis Naçit për Omerin, nesër vogëlushi niset drejt shërimit

Omeri u nis me të ëmën drejt Italisë, e tanimë është ajo që na sjell një lajm të mrekullueshëm. Omeri ka nisur trajtimin dhe gjithçka shkon mirë. Djali ka nisur të qeshë e luajë tregon nëna e Omerit, ndërsa procesi i shërimit është në rrugën e duhur.

“Omeri është në terapi intensive. Është duke u mjekuar. Po shfaq shenja pozitive, ka filluar dhe po luan, po qesh… infeksioni po shkon duke u përmirësuar. Pritet t’i hiqet infeksioni e më pas të kryejë ndërhyrjen… Unë dua të falenderoj fondacionin “Firdeus”, Elvis Naçin, të gjithë shqiptarët që na kanë ndihmuar”, tha nëna e Omerit./asutimes.com

Author: Portali