Do arrini të paguani borxhet që keni!/ Horoskopi për ditën e hënë, 31 tetor 2022

Dashi

Kjo është një kohë e mirë për të rishikuar shpenzimet. Shkurtojini disa pagesa të ekseseve që nuk i përdorni, siç mund të jetë një Tv i dytë, palestra apo çfarëdo tjetër. Jini të sinqertë për nevojat tuaja. Nëse nuk keni shkuar në palestër, s`keni pse ta paguani kot abonimin. A jeni në një partneritet intim? Diskutoni shpresat tuaja, ëndrrat dhe frikërat. Mos pretendoni se gjithçka është në rregull, kur në fakt nuk është.




Demi

Është koha për të zgjidhur problemet që keni pasur me mikun tuaj më të mirë, partnerin romantik ose bashkëpunëtorin e biznesit. Diçka e shqetëson këtë njeri. Flisni që të mos ziheni kot. Mundësia për të rinegociuar një kontratë do të vijë papritur. Jini të sinqertë për ato që dëshironi, edhe nëse mendoni se pala tjetër nuk do t?jua japë.

Binjakët

Kjo nuk është koha e duhur për të marrë ndonjë vendim serioz në lidhje me punën ose shëndetin. Prisni të merrni një informacion të besueshëm, pastaj të bëni zgjidhje të zgjuar. Mos u fiksoni mbi këtë çështje. Mundësia për të punuar me një punëdhënës të mëparshëm do të vijë. Edhe pse mund të mos dëshironi të pranoni pozicionin e përhershëm që kishit në këtë kompani, mund të bëni diçka tjetër.




Gaforrja

Këmbëngulja për të arritur një model të caktuar do të shkaktojë pakënaqësi dhe zhgënjim. Bëni më të mirën tuaj, por kaq, mos u stresoni. Nëse një park, muze ose teatër është i mbyllur, shkoni diku tjetër. Do të befasoheni këndshëm. Të bini kokë e këmbë në dashuri është një mundësi e veçantë. Pas disa javësh, mund të pyesni veten: çfarë pëlqeva tek ky njeri? Argëtohuni për momentin dhe lërini të tjerat.

Luani

Rregulloni shtëpinë tuaj për të përmbushur nevojat e të gjithëve. Nëse dikush duhet të shkojë në punë në një orar kur të tjerët janë në gjumë, krijojini mundësinë që ky njeri të bëhet gati e të hajë, pa i zgjuar të tjerët. Nëse mund ta imagjinoni diçka, mund edhe ta arrini.

Virgjëresha

Orari juaj ka ndryshuar duke ju detyruar të hiqni dorë nga punë të caktuara. Përpjekja për t’i bërë të gjitha nuk do të funksionojë. Mos u mbingarkoni. Kalojani dikujt tjetër ca nga detyrat. Rregulloni pajisjet e prishura. Pyetni miqtë për një zanatçi të mirë.




Peshorja

Bëni gati gjithë burimet që keni. Paguani borxhet. Me çdo detyrim që përmbushni, do hiqni qafe nga një barrë. Po ju lodh rutina? Është koha t`i kushtoni më shumë energji aktiviteteve që doni. Zgjohuni herët për të pikturuar, shkruar ose luajtur muzikë dhe do rifitoni energjitë që ju duhen.

Akrepi

Keni ndryshuar mendimin tuaj për një projekt personal. Kjo është plotësisht e arsyeshme, pasi situata juaj është ndryshuar në mënyrë dramatike. Mblidhni njerëzit që do të preken nga ky projekt dhe diskutoni planet tuaja të reja. Ata do të jenë të hapur për propozime. Shkoni në një audicion arti se mund të keni sukses. Gjithmonë merrni kënaqësi nga sfidimi i të tjerëve.

Shigjetari

Një ndjesi e fuqishme është një shenjë që duhet të bëni një ndryshim në lidhje me disa financa të përbashkëta. Vendosja e pjesës suaj të kursimeve në një llogari personale është një veprim i zgjuar. Shkoni në një vend për ca ditë pushimi. Do jetë një terapi e mirë. Shkëputuni nga rrjeti dhe kthejeni vëmendjen brenda jush. Nuk ka rëndësi nëse e kaloni gjithë kohën duke lexuar, dëgjuar muzikë ose duke fjetur. Gjëja më e rëndësishme është të mos ju interesojë shumë ç`thonë të tjerët.




Bricjapi

Një mik i vjetër do të përpiqet të lidhet përsëri me ju. Ju nuk keni dëshirë të rifilloni këtë marrëdhënie. Keni ndryshuar shumë që pasi u shkëputët. Është e pamundur ta rinisni nga atje ku e ndërpretë. Urojini më të mirat dhe largohuni. Ndjekja e një qëllimi që keni pasur kur ishit më i ri është një mundësi e mirë. Keni kuptuar që mund të keni, të bëni ose të jeni gjithçka që perceptoni. Me përqendrim mund të arrini gjithçka që doni.

Ujori

Do të jetë e nevojshme të merreni me një të sapoardhur në punë. Jini të durueshëm për t’i mësuar detyra të ndryshme. Silluni me të siç mentori juaj sillej dikur me ju. Inkurajojeni sot që ta keni mot aleat të fuqishëm. Nëse keni biznes duhet të dini që nevojat e klientëve kanë ndryshuar. Përshtatja me kërkesat e tyre do të përmirësojë shumë të ardhurat tuaja. Krijoni reklama që theksojnë ndryshimet e reja që do bëni.




Peshqit

Nëse planet vonohen, ngadalësoni ritmin. Merruni me detajet e vogla ndërkohë. Sa më shpejt që të plotësoni dokumentet, të bëni disa telefonata dhe t`i përgjigjeni një email-i, pengesat do largohen nga rruga juaj. Kini besim te aftësitë tuaja. Vetëm se shefi juaj ka punësuar një të ri në punë nuk do të thotë që nuk ka më nevojë për ju. Kini besim tek vetja. Arritjet tuaja janë shumë të rëndësishme për kompaninë.

https://www.youtube.com/watch?v=jjKNbow9SUI

Author: admin