Sabiani ka qenë këto javë në qendër të vëmendjes. Pasi vajza e tij, Keisi u bë pjesë e “Big Brother VIP”, këngëtari ka qenë shumë aktiv në mediat sociale.
Ditën e sotme ai ka publikuar sërish një video që po komentohet goxha. “Më në fund erdhi momenti që po prisnit. Ka ardhur koha të bëjmë dëme. Do bëjmë dëme sot apo jo?”, thuhet në videon e tij.
Sonte është spektakli i BBVA, prandaj ndjekësit po dyshojnë se Sabiani do të futet si surprizë për Keisin, por jo pa dëme.
Sabiani nuk është dakord me vendimet e Keisit në format dhe këtë e ka treguar disa herë. Ai madje e ka hequr edhe nga Instagrami dhe ka fshirë fotot me të.
Nga ana tjetër, Keisi nuk di asgjë mbi qëndrimin e të atit, por shprehet e bindur se ai po e mbështet.