“Do kishim skena filmi bashkë duke u puthur”/ A e dini se para 9 vitesh Olta dhe Luizi do të ishin çift në këtë projekt?

Olta Gixhari është një aktore profesioniste dhe e kemi parë në shumë role në filma të ndryshme, por pjesë të aktrimit dikur mund të kishim parë dhe këngëtarin Luiz Ejlli.

E besoni apo jo, por do e kishim parë si çift me Olta Gixharin dhe për më tepër me skena erotike dhe puthje, ndërsa sot ata janë kundërshtarë në “Big Brother Vip”.

Gjatë ditës së sotme, Luizi i ka treguar Oltës se producenti dhe regjizori Besnik Bisha i ka propozuar atij që të ishte pjesë e filmit të tij Milenium, i dalë në treg në vitin 2014. Luizi i ka thënë Oltës se do të ishte në vend të Amosit, i cili në atë film luan rolin e partnerit të Oltës, ku kanë të dy dhe skena erotike me puthje së bashku, ku mund t’i shihni në videot e mëposhtme.

Por, Luizi u shpreh se kjo gjë nuk u realizua për shkak se duhet të ikte në Paris.

Biseda mes Luizit dhe Oltës:

Olta: Kam luajtur katër seri unë aty.
Luizi: Po unë kam pas me lujt pra, por ika në Francë, më ka thënë Besniku për me ma dhënë në fillim.
Olta: Kë rol, apo atë mafiozin besoj?
Luizi: Amosin
Olta: Amosin ë. Do kishim skena filmi bashkë, duke u puthur, imagjinoje.
Luizi: E di, se e dija skenarin. E ça s’kam bërë në këtë jetë.
Olta: Por ti duhet të jesh aktor shumë i mirë
Luizi: Ëëë, e dinte Besniku.
Olta: Nuk po tallem.
Kiara: Po se ti ke qenë, je puthur me Amosin?
Olta: Po, kishim një marrëdhënie bashkë, por jo ndonjë gjë të madhe.
Luizi: E di, skena ëndrrash, intime.

SHIKONI VIDEON

SHIKONI VIDEON

Author: admin