
Luizi është kthyer në qendër të vëmendjes brenda shtëpisë së Big Brother Albania VIP 2. Kësaj here jo për pëlqimin e tij ndaj Kiarës, por për debatin me Efin ku dhe janë përdorur ofendime.
Pas disa diskutimesh dhe me banorë të tjerë, Kiara e ka marrë veçmas për ta këshilluar.
“Unë e kuptoj që ke marr këtë rolin që do të jesh protagonist në çdo moment. Dhe je realisht se kudo që ndodhemi del ti merr gjithë vëmendjen. Dhe e ke të lindur jo se po e bën vetëm se është pjesë e lojës. Besoj dhe jashtë është e njëjta situatë. Por nuk dua të gabosh. Mos u bëj antipatik”.