Do të mbyllni me sukses një punë të nisur prej kohësh!/ Horoskopi i Paolo Fox 13 shkurt 2023

Dashi

Një qëndrim prej mëndjengushti do të acarojë marrëdheniet me një koleg. Edhe pse keni shumë pak gjëra të përbashkëta nuk ka arsye që të mund të punoni së bashku. Lini mënjanë dallimet për hir të profesionalizmit. Shmangni temat që ju mërzisin. Nëse dikush do mundohet t’ju imponojë një mendim, bëjini të qartë se nuk keni interes për atë temë bisede. Nëse problemi vazhdon, bisedoni me eprorin. Është e drejta juaj të bëni punën pa u trazuar në marrëdhënie ku futen gjërat personale.




Demi

Një gjobë e madhe apo faturë tatimore do ju shqetësojë shumë. Merrni shkas nga kjo ndodhi për të hartuar mënyra se si të shmangni shpenzime të tilla në të ardhmen. Kjo mund të ketë lidhje edhe me politikat e sigurimit, gjë të cilën ju e keni lënë mënjanë ca kohë. Shkoni në postë dhe interesohuni për gjërat tuaja të dokumentuara. Keni natyrë praktike. Sigurohuni të mbroni financat sepse hapat që do ndërmerrni sot mund të sjellin shumë probleme në të ardhmen.

Binjakët

Vështirësitë ligjorë po zhduken pak e nga pak. Sa më shpejt të zgjidhni këto konflikte, aq më mirë do jetë për ju. Gjykata do tju kërkojë në një seancë dëgjimore. Edhe pse ju është ngritur një padrejtësi në këtë çështje, është e rëndësishme të jeni realistë për aksionet që posedoni. Nuk jeni në gjendje të përballoni një mosmarrëveshje për një kohë të gjatë. Ruani burimet financiare duke lëvizur në një drejtim tjetër. Armiqtë po presin vetëm një gabim tuajin kështu që kini kujdes dhe veproni me logjikë.




Gaforrja

Kushtet e pakëndshme në punë do ju ulin shpirtërisht. Po qëndroni me një punëdhënës që nuk kujdeset për komoditetin e stafit. Do kalojë kohë e gjatë deri kur të merrni pozicionin e denjë për talentin që keni. Por ju jeni natyrë e durueshme. Mos u përfshini në drama emocionale sepse do tju largohet energjia dhe ambicia. Keni gjëra më të rëndësishme për të bërë sesa të pushtoheni nga pesimizmi.

Luani

Nuk është kohë dhe moment i favorshëm për të marrë rreziqet parasysh. Nuk do rezultojë me fitime një investim që ju duket i sigurt. Mos kryeni veprime në bankë sepse do dilni me humbje. Sa i përket punëve të dashurisë jeni i/e shqetësuar dhe për këtë nuk do bëni asnjë lëvizje. Ndjenjat tuaja janë të njëanshme prandaj është më mirë të kaloni në një raport miqësor por pa u shkëputur totalisht ndaj kësaj marrëdhënie. Mos u shqetësoni sepse shumë shpejt do takoheni me një person të mrekullueshëm. Kini durim.

Virgjëresha

Do jetë e vështirë të ndiheni entuziastë me kaq shumë përgjegjësi familjare që ju kanë bllokuar privatësinë dhe punët personale. Të afërmit do tju sjellin akoma më shumë përgjegjësi dhe kjo gjë do jetë mjaft shqetësuese për ju. Ju bëni shumë për të tjerët dhe futeni mes përgjegjësisë edhe ndaj punëve të ndërlikuara. Pasi të mbaroni punën, merrni një pushim dhe kushtojini rëndësi vetes.




Peshorja

Do mendoni negativisht dhe pasojat do jenë sfida të këqia. Në vend që të druheni sepse keni një takim me një person të padurueshëm, do e konsideroni si një detyrë që duhet të dalë jashtë listës së gjërave për të bërë. Pas kësaj, dëgjoni një muzikë të bukur, dilni shëtitje në natyrë ose shkoni në një restorant dhe konsumoni ushqime të shëndetshme. Luftoni dëshpërimin që ju ka kapluar. Nëse kaloni këtë sfidë do jeni mjaft të lumtur.

Akrepi

Paratë do jenë problem i madh sot. Por me kalimin e ditëve do jeni të aftë të mblidhni kursime sepse do e kuptoni se nuk është e nevojshme të shkoni në restorante dhe klube të shtrenjta me miqtë dhe të harxhoni paratë që i fitoni me kaq mund. Fto të dashurit në një darkë në shtëpinë tënde, organizo një festë vogël dhe të jeni i sigurt se nuk do shpenzoni, bëjeni para se të hiqni dorë sepse natyra juaj prej dy anësh ekstreme thotë; e dua tani ose se dua fare.  Megjithatë kujdes, mos e lini shëndetin pas dore sepse një problem i vogël do tju shtrijë në krevat dhe do ndiheni të rraskapitur.

Shigjetari

Ju mungon vet-besimi për të mbajtur një qëndrim në publik. Njerëzit që kanë fyer idetë tuaja në të kaluarën do të mirëpresin mundësinë për ta bërë përsëri këtë gjë. Edhe pse idetë vazhdojnë të dalin jashtë rrymës, do keni mbështetjen e shumë pak personave. Por me durim dhe këmbëngulje do arrini aty ku dëshironi.




Bricjapi

Rezistoni ndaj tundimit për tu kthyer në një vend të izoluar shumë privat. Edhe pse kohët e fundit keni përjetuar një zhgënjim të madh, nuk do ta mohoni gjendjen ku ndodheni. Por fjalët e miqve më të mirë do të inkurajojnë dhe do tregojnë se jeni i fortë dhe i aftë për të përballuar situatat.Këmbëngulja që keni është për tu admiruar dhe sigurisht që do rezultojë me suksesin që kërkoni por duhet edhe të punoni fort.

Ujori

Mos merrni përsipër të hyni apo të përfshiheni në një miqësi vetëm për përfitime personale. Nëse kjo gjë zbulohet do të jetë shumë keq për ju. Mos bini pre e mendimeve të tilla negative por besojini aftësive që keni për të arritur suksesin. Njerëzit e kuptojnë mjaft mirë se sa të talentuar jeni.




Peshqit

Keni një problem sepse mundoheni të fshhni gabimet poshtë qilimit aq më tepër kur ndodheni në vështirësi. Kur bëni një gabim duhet të flisni me eprorin apo një njeri të afërt që të merrni ndihmën e duhur. Thjesht shpjegoni atë që ka ndodhur shkurt, qartë, me fjalë pak dhe në mënyrë logjike. Njerëzit do tju ndihmojnë dhe për këtë duhet të jeni të sigurt. Mos harroni se një herë tjetër disa kohë më parë keni fshehur një të vërtetë dhe kur e vërteta u zbulua ishit personi që u paragjykua më shumë, edhe pse në fakt ishit ndjerë i detyruar për ta fshehur.

Author: admin