Do të takoni dikë të veçantë me të cilin do të..!/ Horoskopi për ditën e mërkurë, 14 dhjetor 2022

Dashi

Kjo është një kohë e mrekullueshme për të kënaqur fantazinë tuaj. Zhvendosuni në një vend privat dhe të fshehtë me partnerin. Duke u përqëndruar plotësisht tek njëri-tjetri , do ta bëni lidhjne të pathyeshme. Jeni vetëm? Do të takoni dikë të veçantë me të cilin do të ndjeni përnjëherë një tërheqje shpirtërore. Do të ndiheni sikur e keni njohur njëri-tjetrin prej vitesh. Partneri do të udhëheqë motivet dhe dëshirat tuaja. Do të ndjeni lehtësim.




Demi

Do të takoni dikë të veçantë që do ta bëjë zemrën tuaj të rrahë fort. Është ndjesi e mrekullueshme të kesh një partner që mbështet kreativitetin tuaj. Bashkë do të realizoni një punë mbresëlënëse. Jeni të mbushur me ide që mund t?i praktikoni lehtë. Nëse jeni në një marrëdhënie, dashuria juaj po ju inkurajon për të ndjekur një ëndërr aq shumë të dëshiruar. Ndaloni zvarritjen. Mos u izoloni në një rutinë të mërzitshme, por jetojeni jetën.

Binjakët

Realizimi i një ëndrre është një çështje që mbetet e hapur. Nëse shefi ju kërkon të merrni përsipër shumë përgjegjësi, pranoni. Kjo do të jetë një mundësi e mirë për të zgjeruar gamën tuaj të aftësive. Përgjatë një viti të tërë nuk do ta kuptoni se sa shumë gjëra po ndodhin në jetën tuaj. Jini ambiciozë që të mos ua jepni kënaqësinë rivalëve të dalin para jush. Zgjedhja është në dorën tuaj.

Gaforrja

Duke parë anën pozitive tek të gjithë, ju bën magnetik tek personat që doni. Nëse jeni në kërkim të romancës, ka mundësi ta gjeni në një shfaqje, koncert apo muze. Dikush me të cilin ndani dashurinë për artin, do t?ju veçojë nga turma. Pranojeni ftesën e tyre për një kafe ose për një pije. Një takim i shkurtër do të kthehet në një nga mbrëmjet tuaja më të lumtura. Nëse e keni një partner, tregojeni vlerësimin ndaj tij edhe nëpërmjet një dhurate. Mos i ktheni shpinën luksit sepse e meritoni.




Luani

Shfaqeni anën tuaj të ndjeshme. Telefononi të afërmin e preferuar, shfletoni një album me fotot e vjetra ose përgatitini një vakt gjyshes suaj. Bërja e diçkaje që ju lidh  me të kaluarën do ta bëjë më të lehtë trajtimin e problemeve të zakonshme. Kur të shihni se sa larg keni shkuar, edhe bezdisjet më të vogla nuk do t’ju shqetësojnë. Duhet ta kuptoni se ju presin ditë të lumtura. Përdoreni suksesin e kaluar si një trampolinë për arritjet e ardhshme.

Virgjeresha

Një i afërm do të tregohet bujar me ju duke ju dhuruar para. Përfitoni nga kjo gjë. Blerja e një shtëpie ose makine do të sjellë sigurinë që dëshironi. Nëse jeni vetëm, aplikoni për një hua ose bursë sepse do të merrni fondet që ju nevojiten për të ndjekur një ëndërr. Një dorë e mirë me para do t’ju çojë përpara. Mos mendoni se nuk jeni të denjë për ndihmë. Do të keni mjaft mundësi për ta ndarë pasurinë tuaj me të tjerët kur të korrni atë që keni mbjellë.

Peshorja

Nëse po kërkoni punë, do të ishte mirë vullnetarë në një organizatë bamirësie. Do takoni dikë që është i impresionuar nga dëshira juaj për ta bërë botën një vend më të mirë.  Mos u habisni kur t?ju ofrojnë një punë që i plotëson të gjitha dëshirat tuaja. Kur rrugët tradicionale nuk japin zgjidhje, është e rëndësishme të provoni një  mënyrë jo të zakonshme. Duke dhuruar kohë, para dhe burime për një arsye të mirë do të rezultojë në një pozicion fitimprurës.




Akrepi

Lëreni dashurinë tuja të jetë magjepsëse. Blini një veshje që është në trend apo gëzojuni një trajtimi në spa. Rezultati do t’ju japë një shkëlqim tërheqës që është vështirë t’i rezistohet. Investimi në pamjen tuaj do t?u bëjë të keni më shumë besim tek vetja. Ju shpenzoni shumë për të afërmit dhe të dashurit tuaj. Tani është momenti të merreni me veten. Nëse partneri ju jep një dhuratë të shtrenjtë, mos kundërshtoni. Tregoni vetëvlerësim.

Shigjetari

Është një moment i mirë për të kaluar disa momente private me personin që doni. Merrni një pushim nga rutina e përditshme sepse kjo do të rilindë pasionin tuaj të përbashkët. Fikini celularët dhe qëndroni larg mediave sociale. Keni kohë më vonë për t?u kujdesur për punët tuaja. Mjaft i refuzuat këshillat e familjarëve sepse ndoshta ata ju njohin më mirë sesa njihni ju veten.

Bricjapi

Zemra juaj do të përjetojë kënaqësi. Është mirë kur një mik, koleg ose fqinj ndan shqetësimet me ju. Duke u bashkuar me forcat, do të jeni në gjendje të krijoni një marrëveshje më të rehatshme. Mos i trajtoni problemet mes jush si një luftë pushteti. Kur ju të dy bëni sakrifica, do të fitoni një vlerësim reciprok për njëri-tjetrin. Puna në ekip mund të ndodhë vetëm nëse jeni të gatshëm ta lini egon tuaj jashtë derës.




Ujori

Ligji i tërheqjes gjithmonë përputhet. Nëse doni të përjetoni bollëk, duhet të ndiheni të pasur me të pesë shqisat. Paramendoni se si do të ishte nëse zotëroni gjithçka që ju nevojitet. Tani për tani, po udhëheqni një jetë të dobishme që shumë njerëz do të kishin zili. Momenti kur ta kuptoni këtë, do të jetë fuqizimi i vërtetë. Papritur do të zgjidhni midis disa mundësive për të fituar para.

Peshqit

Një festë romantike është pikërisht ajo që këshillon doktori. Mjaft këmbëgulët se jeni shumë të zënë për t?u larguar.  Të afërmit dhe kolegët do të jenë entuziastë për të bërë detyrat tuaja ndërkohë që ju jeni duke pushuar në një plazh të bukur. Bëni mirë të vizitoni një qytet të lashtë që ju ka magjepsur që nga fëmijëria. Lumturia juaj do të zgjasë si një parfum joshës, edhe pasi të ktheheni.

Author: admin