Këpuca është detaji që kompleton një veshje. Një këpucë e bukur dhe e kombinuar siç duhet, mund të ndryshojë totalisht imazhin tonë. Ato mund të kombinohen me çantën që kemi zgjedhur, me make up-in që kemi bërë ose me asnjërën.
Vera e këtij viti duket se të gjithë vëmendjen e look-ut e ka drejtuar te këpucët.
Pas kaq vitesh, këpucët me platformë të lartë dhe takë të trashë janë rikthyer sërish në modë. Gjithashtu ngjyrat e tokës, i kanë lenë vendin ngjyrave të ndezura dhe fosforishente. Në këtë pikë kanë rënë në një mendje pothuajse të gjitha vajzat e njohura të showbiz-it shqiptar. Ato kanë zgjedhur mënyra nga më të ndryshmet për t’i kombinuar këto këpucë, të cilat ne jua sjellim më poshtë.
Diçka është e sigurt, një këpucë e tillë jo vetëm që krijon një veshje shumë stil dhe “glamour”, por nuk ekziston mundësia që një këpucë e tillë të mos tërheqë vëmendjen edhe mes një turme gjigande./Burimi “News31”