Duda Balje: Kam lindur fëmijën e parë në moshën 17 vjeçe, doktori i befasuar më pyeti se a e di kush është babai i fëmijës

Deputetja e komunitetit boshnjak, Duda Balje ka rrëfyer shumëçka mbi jetën e saj personale dhe profesionale, teksa nuk la pa komentuar debatin ‘e nxehtë’ të kohëve të fundit në media – atë për harxhimet e deputetëve për derivate.

Duda, e cila është nënë e tre fëmijëve rrëfeu para moderatorit Besim Dina se familja e saj kishte vendosur që ta martonte atë në moshë shumë të hershme, thuajse në adoleshencë.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës thotë se edhe pse ndoshta e papërgatitur mjaftueshëm fizikisht dhe psiqikisht, ra në duart e një njeriu me fat.

Ajo është nënë e tre fëmijëve, teksa tregoi se djalin e madh, Berinin, e lindi kur ishte vetëm 17 vjeçe.

Duda e cila 22 vite më parë e lindi djalin e saj në Novi Sad për arsye sigurie duke qenë se Kosova në atë periudhë ndodhej në kohë lufte, tha se me të hyrë në dhomën e spitalit, doktori e kishte pyetur nëse dihet babai i fëmijës së saj, pasi kishte parë moshën e saj shumë të re./asutimes.com

Author: Portali