Virgjëresha
Thjesht nuk do të hiqni dorë këtë javë dhe për këtë shkak do të jeni të mbingarkuar duke menduar negativisht. Shqetësimi dhe pritshmëria janë dy fjalët e javës. Nuk do të jeni në gjendje të mendoni se gjithçka është në rregull. Ka shumë mundësi që të shqetësoheni për shëndetin tuaj. Ndoshta jeni duke pritur për një diagnozë. Po prisni edhe për më të keqen. Bëjini një nder vetes dhe mbështetuni tek vetja. Forcohuni. Mos e t orturoni veten kështu. Do të ndiheni të shtypur nga shqetësimi këtë javë, por do të ringriheni së shpejti.
Peshorja
Do të hasni në një pengesë këtë javë. Gjithçka është në rregull, është vetëm një pengesë, dhe kjo është pjesë e efektit të Hënës Pluton. Mund të ndiheni konfuz për çfarëdo që po ndodh. Zakonisht, ju jeni mjaft të etur, por do të mërziteni nga mungesa e përparimit këtë javë. Do të jeni melankolik gjithashtu. Do të jeni të lumtur ta përfundoni këtë javë duke e ditur se java e ardhshme do të jetë e mbushur me energji pozitive dhe produktive.
Ujori
Ju mund ta filloni javën duke ndjerë mirësinë e Afërditës, e cila do të sjellë shpresë kur bëhet fjalë për dashurinë ose për një marrëdhënie të re. Kjo ndjenjë e sigurt, megjithatë, mund të shkatërrohet pasi gjërat nuk shkojnë ashtu siç mund të kishit dashur. Bjë keqkomunikim mund të çojë gjithçka në konfuzion. Mund të ndiheni më pak të sigurt se zakonisht…