
Anijet tragetare të çdo lloji, të cilat lundrojnë me flamur shqiptar, tani do të pajisen me një sistem të veçantë identifikimi dhe gjurmimi me rreze të gjatë veprimi. Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar marrjen e kësaj nisme, në zbatim të detyrimeve që rrjedhin nga aderimi në Organizatën Ndërkombëtare Detare dhe në Konventën Ndërkombëtare Detare për Shpëtimin e Jetës në Det. Drejtoria e Përgjithshme Detare ka përcaktuar edhe fondin e nevojshëm që do të përdoret për prokurimin e pajisjeve, të cilat më pas do të instalohen në çdo anije.