Treni i linjës Durrës-Elbasan është përplasur sot paradite me një automjet, i cili përpiqej të kalonte trasenë e hekurudhës pranë Shkëmbit të Kavajës. Një familje e tërë, prej gjashtë personash, gjendej në automjetin e aksidentuar, të cilët, për fat, kanë marrë vetëm dëmtime të lehta. Ata janë dërguar për në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku gjenden jashtë çdo rreziku për jetën. Aksidenti nuk shkaktoi pasoja për faktin se treni, duke ditur rreziqet që mbart zona e bregdetit, ku pushues të shumtë kalojnë mbi trase, ishte me shpejtësi shumë të ulët.