
Porti i Durrësit, gjatë muajve të verës, nuk njeh thuajse asnjë ditë pushim. Numri i anijeve të mallrave që përpunohen vijon të jetë i lartë, si në drejtim të shkarkimit të mallrave të importit, ashtu edhe për ngarkimin e produkteve të destinuara për eksport. Muajin e kaluar, në Portin e Durrësit u përpunuan 47 anije mallrash, ndërkohë që edhe këtë muaj ritmi është thuajse i njëjtë.