
Gjatë periudhës së verës, zonat bregdetare kthehen në vende me përqëndrim të lartë të popullsisë dhe, rrjedhimisht, Policia e Shtetit shton masat për ruajtjen e qetësisë dhe të sigurisë publike. Njëkohësisht, gjatë verës, uniformat blu ndërmarrin edhe zbatimin e ligjshmërisë sa i përket mbarëvajtjes së sezonit turistik. Në këtë drejtim, gjatë një inspektimi në bregdetin e Durrësit dhe të Kavajës, drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit kanë garantuar gadishmërinë e tyre në shërbim të pushuesve deri në përfundim të muajve të verës.