
Mungesa e kushteve dhe e sinjalistikës së nevojshme për lehtësimin e lëvizjes me biçikleta në rrugët e qytetit të Durrësit është një problem, i cili shpesh ka sjellë edhe pasoja. Për këtë arsye, një grupim të rinjsh i kanë kërkuar sot Bashkisë së Durrësit që të marrë masat e duhura, për t’i bërë rrugët e qytetit më miqësore për përdoruesit e biçikletave, pasi ai mbetet një mjet transporti sa ekologjik, aq edhe i shëndetshëm.