Dy shenjat më me fat për sot, e shtune 7 gusht 2021

Luani

Ditë shumë e paqëndrueshme ka për të qenë kjo e sotmja. Në shumë raste do bëni ju gabime me sjelljen. Nëse keni një lidhje partneri do jetë i gatshëm t’iu dashurojë pa dorashka dhe t’ua shprehë ndjenjat pafund, por duhet që ju ta lejoni.

Mos u tregoni të egër sepse vetëm sa do e largoni atë nga vetja. Ju beqaret do mendoni vetëm për lidhje serioze dhe afatgjata prandaj nuk do preferoni të dilni me personat që do ju ftojnë të nisni aventura kalimtare. Në punë tregohuni të matur me hapat që do hidhni dhe mos besoni verbërisht tek disa kolegë që do hiqen si të mirë. Në planin financiar fati nuk do jetë me ju kështu që bëni llogari para se të shpenzoni.

Peshqit

Gjatë kësaj dite do ketë ndryshime shumë të mëdha në jetën tuaj. Venusi për fat të keq do ua vështirësojë goxha gjërat. Nëse jeni në një lidhje partneri do fillojë t;iu tregojë disa gjëra të së shkuarës që nuk do ju pëlqejnë aspak. Do krijoni një përshtypje të keqe dhe do mendoni të largoheni prej tij.

E mira është të mos nxitoheni. Ju beqarët do takoni disa persona, por asnjëri nuk d ua mbushë mendjen për të filluar një lidhje. Në punë mos e kërkoni sot promocionin aspo diçka tjetër sepse shefat nuk do jenë të gatshëm t’ua plotësojnë dëshirat. Me shpenzimet do keni probleme të rënda nëse nuk arsyetoni.

Author: Portali