“E bënë për të më ndëshkuar”, spikerja bën akuzën e çuditshme për shefat: Më lanë në një dhomë me kolegun që kishte probleme gazrat!

Një denoncim i çuditshëm ka ndodhur nga spikerja e emisionit më të rëndësishëm të lajmeve Tg1, Dania Mondini. Ajo akuzoi eprorët e saj në prokurorinë e Romës  se e detyruan të punonte në një dhomë me  një koleg i cili kishte probleme me gazrat.

 

“Më futën në zyrë me një koleg që ka probleme me fryrjen dhe gulçimin: e bënë për të më ndëshkuar”-tha ajo.

 

Sipas saj, vendimi për ta vendosur atë në zyrë me një koleg që nuk mund të mbante gazrat dhe gromësirat ishte për shkak se donin të krijonin një konflikt që më pas ajo të linte punën. Mondini thuhet se e kundërshtoi “urdhrin e shërbimit”, duke mos u vendosur në zyrën që i ishte caktuar.

 

Sipas mediave të huaja, gazetarja ka thënë se që atëherë i janë besuar reportazhe të shkurtra dhe banale dhe se i është nënshtruar një agresioni verbal i dhunshëm për shkak të gabimeve të vogla gjatë transmetimit të lajmeve.

 

Pikërisht atëherë gazetarja vendos të denoncojë gjithçka në prokurori, duke nxjerrë raporte mjekësore që vërtetojnë stresin e pësuar për shkak të uljes në detyrë.

 

Në pikën e hetimit për përndjekjen janë pesë kolegë të Mondinit: Filippo Gaudenzi, Marco Betello, Piero Felice Damosso, Andrea Montanari dhe Costanza Crescimbeni, të cilët në kohën e fakteve (në vitin 2018) mbanin poste të larta brenda programit të lajmeve në Raiuno. Mes kolegëve vetëm njëri pajtohet me versionin Mondini.

Author: portali