Tea Trifoni ka folur në Big Brother Vip Albania 2 për lidhjen e shumëpërfolur të saj me konkurrentin tjetër të Për’puthen dy vite më parë.
Teksa fliste me Ronaldon në ambientet e jashtme të shtëpisë, Tea ka thënë që gjithçka e ka bërë për show.
Pjesë nga biseda
Ronaldo: “Do lidheshe këtu brenda, në qoftë se do e ndjeje?”
Tea: “Po, nëse do e ndjeja. Nuk do e rezervoja veten”.
Ronaldo: “Po për lojë?”
Tea: “Jo nuk e bëj më atë gjë. E kam ngrënë njëherë atë gjë”.
Zhaklina: “Pse atë e bëre për lojë? Nuk kishe asgjë me atë çunin?”
Tea: “Jo nuk kisha asgjë. Historia që u shfaq në “shoë” ishte e gjitha “shoë”. Ne ishim miq, na ecte muhabeti por kaq”.
Ajo tha se çdo gjë ka zgjatur vetëm tre muaj dhe është mbyllur para dy viteve.
“Për publikun dhe njerëzit që më kanë ndjekur ishte një gjë shumë e madhe.Për mua ishte një histori që zgjati vetëm tre muaj.”, deklaroi ajo.