E dini se cilat janë shenjat e horoskopit që nuk shkojnë mirë me njëra-tjetrën? Hidhini një sy kësaj liste

Ne e theksojmë gjithmonë se horoskopi nuk dikton ligje universale dhe se çdo gjë varet nga personaliteti i kujtdo dhe nga rrethanat. Gjithsesi, ka disa shenja që nuk shkojnë fare me njëra-tjetrën. Cilat janë këto shenja?

Akrepi dhe Dashi nuk janë shenja që shkojnë mirë me njëra-tjetrën, pasi Dashi nuk beson lehtësisht tek të tjerët, kurse Akrepi beson me verbëri.

Demi dhe Shigjetari nuk do të jenë asnjëherë në sinkroni me njëri-tjetrin, sepse i pari dashuron qetësinë dhe rutinën e njëjtë, kurse i dyti dashuron ndryshimet.

Demi dhe Akrepi nuk do të gjejnë asnjëherë pika të përbashkëta. Demi e ngacmon përherë një person të shenjës së Akrepit, dhe kundërpërgjigjet nga Akrepi nuk mungojnë.

Binjakët dhe Peshqit gjithashtu nuk shkojnë mirë. Ata kurrsesi nuk mund të jenë miq të mirë, apo të bëjnë një çift të mirë në të ardhmen. Kanë komplet këndvështrime të ndryshme për jetën.

Binjakët dhe Virgjëresha janë në asinkroni me njëra-tjetrën. Virgjëresha e analizon çdo gjë me detaje, kurse Binjakët vuajnë nga vështirësitë e përqendrimit.

Gaforrja dhe Bricjapi nuk janë shenja që shkojnë mirë. Gaforrja jeton me emocione dhe ndjenja, kurse Bricjapi i bazon marrëdhëniet me të tjerët kryesisht tek logjika.

Author: portali