
Big Brother po nis sot rrugëtimin e tij si një tjetër edicion me personazhe VIP.
Kurioziteti për identitetin e banorëve ka nisur prej kohësh dhe nuk ka munguar as këto minuta përpara nisjes së spektaklit.
Nga faqja zyrtare e emisionit në Instagram, është konfirmuar zyrtarisht se aktori Amos Zaharia pritet të hyjë sot në shtëpinë më të famshme të shqiptarëve.
Publiku do të ndjekë rrugëtimin e tij teksa nga dita në ditë aktori do zbulojë shumë detaje nga karakteri dhe stili i tij i jetesës.
Reality show nis sot për të qëndruar me publikun për 100 ditë me plot surpriza, dramë, lojëra, të qeshura dhe lot.