
Me ardhjen e verës artistët shqiptarë nisin edhe periudhën e punës dhe të koncerteve.
Xhensila Myrtezaj është një nga emrat e muzikë, e cila mban koncerte çdo muaj të vitit. Sigurisht më aktive është tani në verë, ku ka performuar edhe jashtë trojeve shqiptare.Gjatë koncertit të fundit në Greqi asaj i ka ndodhur një e papritur në skenë. Teksa po performonte hitin e verës së kaluar “Prit pak” dikush nga publiku i ka hedhur një tufë me lule në fytyrë. Nuk është i qartë qëllimi që ka pasur fansi, nëse ia ka hedhur sepse e pëlqen shumë këngëtaren apo në ndonjë shenjë revolte a mospëlqimi ndaj saj.
Por, një gjë është e sigurtë, Xhensila e ka pritur mirë, sepse buzëqeshi dhe vazhdoi performancën.