
Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi, ditën e sotme ka përkujtuar me dhimbje babain e saj, i cili humbi jetën 22 vite më parë në luftën për Pavarësinë e Kosovës. Edhe pse kanë kaluar 22 vite dhimbja e Leonorës për babain është e njëjtë. Me anë të një postimi në ‘Instagram’, ajo ka treguar se ka vizituar varrin e babit.
“22 vite pa ty babi, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës,” shkruan këngëtarja krah postimit. Qazim Jakupi ra dëshmor në vitin 1998 në luftën e Kosovës.