
Astrologu Jorgo Pulla këtë të premte ishte i pranishëm në “Abc e Pasdites” ku tregoi se si është muaji Maj për 12 shenjat e horoskopit.
Para se të jepte detajet e çdo shenje Ermali risolli në vëmendje parashikimin po në studion e ‘Abc e pasdites’ të
Jorgos para një muaji, ku tregoi fitoren e Ramës madje edhe datën 27 Prill si ditë feste, që përkoi me festën e socialistëve në shesh.
Teksa u pyet nëse kishte frikë se s’do ti dilte parashikimi, ai tha se në mënyrë absolute jo pasi nuk mund të gabojnë vitet e tij të punës dhe studimit të Astrologjisë.
Me shaka, shtoi se është ‘furrxhi’ i vjetër. Jorgo tregoi se Maji do të ketë zhvillime të rëndësishme për vendin,
ndaj do presim nëse parashikimet e tij do kenë sërish surpriza. Por cilat janë shenjat më të mira të muajit Maj?
Gaforrja, Akrepi dhe Peshqit janë në kohën e tyre më të mirë, ndaj astrologjia ju buzëqesh.