E papritur/ Aurela Gaçe tërhiqet nga muzika, zbulohet arsyeja

Këngëtarja Aurela Gaçe nuk do të jetë e pranishme në muzikë për disa kohë. Lajmin e keq për fansat, e ka ndarë vetë artisja e cila përmes një statusi publik, sqaron se ka mundur që të kapë në kohë problemin me kordat vokale. Duke u kërkuar ndjesë fansave të saj, Gaçe bën të ditur se do të rikthehet në muzikë mirëpo pasi të rikuperohet.

 

REAGIMI:

 

I drejtohem audiencës time besnike ! Ju falenderoj me shpirt për gjithë mesazhet ,mbështetjen dhe dashurinë ndaj meje. Mbas vizitës dhe leksioneve me mjeken dhe vocal coach , ata më këshilluan të marr një pushim të vogël vokal,por shumë të rëndësishëm e të domosdoshëm për shëndetin e kordave. Trupi dhe vokali im po rikuperohen shpejt, por patjeter më duhet pushim qē të mos bëj një dëm qè mund të ketëpasoja më vonë. Shpirti im dëshiron të jetë në skenë për ju, por kurrësesi nuk mund t’ja lejoj vetes të kem një performancë të mangët, ose me rezerva. KJO NUK ËSHTË AURELA QË JU NJIHNI. JU MERITONI NJË PERFORMANCË 100 % sic jeni mësuar të më shikoni.

 

KURRËSESI AS NUK E MENDOJ TĒ JEM PËRPARA JUSH PLAYBACK.( kjo as nuk mendohet të ndodhë) Pêr pak kohë shpresoj të jem mbas në normalitetin tim, pasi problemi u kap në kohë. Ju kërkoj shumë ndjesë. Me shpirt ! Në video, jam me profesorin tim prej 16 vitesh, ëilliam Riley ♥️ Mezi pres t’ju shoh në datat e reja të sapo vendosura nga stafi.

Author: portali