
Një ngjarje e pazakontë po ndodh këto ditë në qytetin e Vlorës.
Një person ende i paidentifikuar, prej një jave ka nisur të dëmtojë kutitë e shpërndarjes së fibrës optike të një kompanie interneti në qytetin bregdetar.
Nje video nga kamerat e sigurisë shihet se si autori dëmton kutitë e shpërndarjes.
Personi në fjalë shfaqet çdo ditë në orën 5 të mëngjesit në pika të ndryshme të qytetit dhe dëmton sistemin e fibrava.
Policia ka nisur të marrë në pyetje disa persona, ndërkohë që ende ngjarjet ngelet pa autorë. Për më tepër shihni pamjet.