
Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në kryeqytet dhe është konfirmuar nga policia. Blutë në njoftimin paraprak bëjnë me dije se gazetari është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte në lagjen “Ali Demi”.
Njoftimi i policisë:
“Më datë 07.07.2022, rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, shtetasi Kastrito Myftaraj., 60 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.